Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar së fundmi disa foto dhe shprehet se Taulant Balla dhe kreu i PS-së së Prrenjasit iu marrin banorëve uijn për fabrikën e tyre. Berisha ka publikuar një mesazh që i ka ardhur nga një qytetar i cili shprehet se Taulant Balla së bashku me Haxhi Collakun, kanë ngritur një fabrike uji që merr ujë direkt nga tubi kryesor i ujësjellesit pa asnjë lloj leje dhe normalisht pa paguar asgjë.
Postimi i Berishës: Taulant Balla dhe kreu i PS se Prrenjasit iu marrin banoreve uijn per fabriken e tyre! Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital.
Pershendetje Doktor!
Uroj te jeni mire dhe te keni shendet!
Desha t’ju ve ne dijeni ne lidhje me situaten e ujit te pijshem ne Prrenjas dhe abuzimit qe behet me te. Bashkengjitur gjeni fotot e abuzimit qe ben me ujin Taulant Balla. Se bashku me kryetarin e PS Prrenjas, ish kryetar komune ne Rrajce, Haxhi Collaku, kane ngritur nje fabrike uji qe merr uje direkt nga tubi kryesor i ujesjellesit pa asnje lloj leje dhe normalisht pa paguar asgje. Uji gjendet neper dyqane me etiketen “Uje Qafthana”. Ne fillim u cudita pse Bashkia Prrenjas drejtuar nga LSI s’kishte vepruar por mora vesh qe Ujesjellesi i Prrenjasit menaxhohet nga “dishepulli” i Taleban Balles, kryetari i Bashkise Librazhd, Kastriot Gurra. Dhe pse dy ujesjellesa te ndryshem, cuditerisht Kastriot Gurra nuk lejon qe te ndahen por do te vazhdojne te jene pjese e te njejtes Sh.A. sepse keshtu mund te garantoje abuzimin e Shefit te tij te Madh te PS dhe kryetarit te vogel te PS se Prrenjasit.
Anonim te lutem doktor se diktatura e ketyre te fik deren.”