Ousmane Dembele është shqetësimi brenda klubit katalanas, deri në pikën sa trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka ekspozuar publikisht dy kritikat e mëposhtme: “Ai duhet të marrë një hap përpara. Dembele nuk luajti në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, sepse nuk ishte një moment për eksperimente”. Asnjëherë Valverde nuk ka qenë aq i mprehtë me një lojtar gjatë sezonit aktual, një gjest që zbulon shqetësimet e krijuara nga përshtatja e këtij futbollisti, që ishte më i shtrenjti në histori për katalanasit.
Plani për ta rimarrë
Tekniku nuk deshi ta ekspozojë atë në Londër, në mënyrë që të mos e shohë të vuajë përpara një mbrojtjeje të përbërë nga tetë lojtarë, të pakalueshëm. Nuk ishte koha për Dembélé. Prej tani, Valverde mendon për dhënien e një rëndësie më të madhe në ndeshje që mund të jenë më të përshtatshme për të ndriçuar, për të fituar besim dhe për t’u shtuar në kauzë. Kundër një rivali, që luan më hapur, si Girona, me më shumë hapësira si në “Camp Nou”, do të jetë një moment i mirë për t’u kthyer titullar. Dhe jo vetëm që është Girona. Ndeshjet që Barcelona ka para saj tani e tutje i japin Dembélé dritën jeshile, që të kthehet në rëndësi. Edhe para vizitës së Chelsea në “Camp Nou”, Dembele ka një orar të favorshëm, që duhet ta çojë atë për të luajtur katër nga pesë ndeshjet në kalendari: Girona, Las Palmas, Superkupa kundër Espanyol dhe Malaga. Ato janë ndeshje, në të cilat lojtari duhet të marrë atë “hap përpara” që pritet prej tij, sepse Barça ka nevojë për të.