Virusi i fruthit vazhdon të përhapet në vend. Në Kukës mjekët dyshojnë për një fëmijë të prekur me sëmundja. Bëhet fjalë për një foshnje 4 muaj e gjysmë por që mjekët janë në pritje të analizave për të konfirmuar rastin. Ndërsa në Vlorë fruthi ka prekur 6 fëmijë tre nga të cilët janë izoluar në pediatri dhe tre të tjerët që ndiqen në shtëpi.

Sëmundja e fruthit vijon të mbajë në alarm qytetarët në Tiranë dhe rrethe.

Në Vlorë mjekët bëjnë me dije se deri tani janë shënuar 6 raste.

Tre prej fëmijëve të prekur nga sëmundja infektive po trajtohen në shtëpi, ndërsa 3 të tjerët ndodhen të izoluar në ambientet e Pediatrisë.

Aida Koka: Rastet janë të izoluara në dhomat e infektimit dhe nuk përbëjnë rrezikshmëri për pacientët e tjerë. Normal që të gjithë duhet të kemi kujdes.

Ndërkohë në Kukës mjekët kanë dyshime për një të prekur me fruth.

Bëhet fjalë për një foshnje 4 muaj e gjysmë të seksit mashkull.

Mjekët thonë se janë në pritje të analizave që do të konfirmojnë rastin.

Nikolin Martini: Fëmija ka qenë i shtruar në Pediatrinë e përgjithshme, mjekohej për brokopleumoni.Shfaqej një ekzantemë jo e shprehur, megjithatë fëmija u tërhoq dhe është izoluar veçantë, vazhdon mjekimet për ftohjen.

Deri tani si pasojë e fruthit kanë humbur jetën dy foshnja.

Kjo ka sensibilizuar prindërit që të vaksionojnë fëmijët, por disa prej tyre përpos rrezikut që u kanoset hezitojnë të vaksinojnë të vegjlit pasi u frikësohen efekteve anësore të medikamentit.